LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Menaxheri i rastit të 11-vjeçares nuk ishte i licencuar

Haxhiu: Menaxheri i rastit të 11-vjeçares nuk ishte i licencuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, ka njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo tha se Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen e ministrisë, por shkeljet nuk do të tolerohen.


“Më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, kam njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Vlerësoj trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur. Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen tonë por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”, thuhet në njoftim.

Rasti i 11 vjeçares që dyshohet se u dhunua për të tretën herë, kërkohet shkarkim i stafit të strehimores
Lexo po ashtu Rasti i 11 vjeçares që dyshohet se u dhunua për të tretën herë, kërkohet shkarkim i stafit të strehimores

Ndryshe,përgjegjësi dhe shkarkim të personave, të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje, është kërkuar nga strehimorja e sigurisë së lartë. Pa kaluar as një vit nga dhunimi i dytë i 11-vjeçares, ajo dyshohet se është dhunuar për herë të tretë.

Dyshimet janë se dhunimi ka ndodhur në këtë strehimore, që rehabiliton viktimat e trafikimit.

Po e njëjta është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk dihet lokacioni i saj për çështje sigurie.

E mitura nga Prishtina dyshohet se është dhunuar për herë të tretë nga një viktimë tjetër, e mitur.

Ky rast është hapur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, e cila konfirmon se kanë pranuar kallëzim penal nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore./Telegrafi