LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu largohet nga Trepça, vjen trajneri i ri

Haxhiu largohet nga Trepça, vjen trajneri i ri

Fidaim Haxhiu nuk është më trajner i skuadrës së Trepçës.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri mitrovicas, i cili tregon edhe arsyet.


“Ka kohë që kam menduar të largohem nga pozita e trajnerit sepse u bën shumë ndeshje pa fitore e po ashtu s’na ka përcjellë fati në këto ndeshje. Jemi dëmtuar edhe nga gjyqtarët sepse do të kishim më shumë pikë”, deklaroi Haxhiu për “GazetaOlle.com”.

“Kemi lojtarë kualitativ, por janë të ri dhe pa përvojë. Përforcimet kanë ardhur shumë vonë. Janë shumë faktorë, por besoj që Trepça do të ngjitet aty ku e meriton”, shtoi ai.

Trajner i ri do të jetë Nazmi Rama që do ta fillojë punën nga nesër, ndërsa Fidaim Haxhiu do të mbetet në shtabin teknik.