LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: KQZ po aplikon kritere jokushtetuese ndaj mërgatës

Haxhiu: KQZ po aplikon kritere jokushtetuese ndaj mërgatës

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e vështirësuar regjistrimin e mërgatës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Reagimi i Haxhiut vjen pasi KQZ sot vendosi për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.


“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

“Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme! E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush ‘nuk e ka hapur telefonin’. Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!”, ka thënë Haxhiu.

KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi
Lexo po ashtu KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi

Në mbledhjen e sotme, KQZ bëri të ditur se periudha për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00, sipas kohës në Kosovë.

Ndër të tjera, KQZ vendosi edhe për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve që janë jashtë Kosovës.

“Nga një e-mail adresë aplikuesi mund të aplikojë për vetën dhe rrethin e ngushtë familjar që kanë të njëjtin mbiemër. Në formularët e aplikimit për regjistrim aplikuesi duhet të shënojë vetëm numri ne tij të telefonit dhe jo të ndonjë familjari. KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit, kjo është me rendësi të ceket, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, tha Daka. /Telegrafi/