LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu dhe ambasadori norvegjez flasin për procesin e vettingut

Haxhiu dhe ambasadori norvegjez flasin për procesin e vettingut
????????????????????????????????????

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim ambasadori Grondahl bëri një prezantim të punës dhe përkrahjes që ambasada norvegjeze u ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe njoftoi më tej për angazhimin e tyre në të ardhmen.


“Grondahl e informoi më shumë ministren Haxhiu rreth Projektit për Digjitalizimin e Menaxhimit të Rasteve në Sistemin Gjyqësor. Më pastaj shprehi përkushtimin dhe asistencën e Ambasadës ofruar Republikës së Kosovës që nga viti 2008 dhe theksoi gatishmërinë e vënë në dispozicion të ofrojnë mbështetjen e tyre ne çfarëdo që Ministria e Drejtësisë e vlerëson si të nevojshme, në kuadër të projekteve dhe ndërmarrjeve të saj.

Ministrja shprehi mirënjohjen për angazhimin e Ambasadës norvegjeze dhe vullnetin për të bashkëpunuar në të ardhmen, si dhe e njoftoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me rishikimin funksional, vetingun në sistemin e drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës si dhe adresimin e sfidave institucionale për rastet e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore dhe dhunës ndaj grave”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Grondahl e mirëpriti pozitivisht ftesën për bashkëpunim në këto fusha, njëherazi duke u zotuar nga të dy palët që të thellojnë edhe më tej marrëdhënien në interes të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori