LAJMI I FUNDIT:

Havolli: Të punojmë me disa nga “Srpska” dhe VV që ta duan Kosovën

Havolli: Të punojmë me disa nga “Srpska” dhe VV që ta duan Kosovën

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka reaguar pas injorimit që i bënë himnit shtetëror deputetët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi dhe Visar Ymeri.

Havolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të punohet çdo ditë për ta bindur Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që ta duan Kosovën.


“Megjithatë, mendoj se çdo ditë duhet të punojmë që disa nga komuniteti serb i Kosovës dhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje t’i bëjmë të punojnë dhe ta duan Kosovën, Republikën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Havolli. /Telegrafi/