LAJMI I FUNDIT:

Havolli: Mocionistët po i frikësohen demokracisë

Havolli: Mocionistët po i frikësohen demokracisë

Shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, ka përdorur një grafikon nga raporti i Freedom House për demokracinë, për të sulmuar opozitën që kërkon mocion mosbesimi për Qeverinë Mustafa.

“Mocionistët po i frikësohen ardhjes së demokracisë dhe shanseve të tyre korruptuese në të ardhmen, ashtu siç bënin në të kaluarën. Kosova ec edhe në luftë kundër korrupsionit. Haters gonna hate. Kosova i vetmi vend rajonal me trende pozitive sipas freedom house” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/