Flirti i Gianni de Biasit me kombëtaren italiane ka vënë në lëvizje edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Këta të fundit duket se tashmë kanë një listë me emra si pasardhës të mundshëm të teknikut italian.
Në krye të listës është emri i Besnik Hasit, trajnerit të Anderlechtit i cili pritet t’i japë lamtumirën skuadrës së tij aktuale. Mediat belge raportojnë se në tryezën e 44-vjeçarit tashmë ka disa oferta serioze, por ai është i gatshëm të refuzojë të gjitha për stolin e kombëtares shqiptare.
Përveç skuadrës angleze të Aston Villa, e cila prej kohësh ka shprehur interesim për shqiptarin, në garë për shërbimet e trajnerit të Anderlechtit janë vënë edhe turqit e Trabzonspor dhe francezët e Nantes.
Mediat turke shkruajnë se tekniku gjakovar plotëson profilin e duhur për të kthyer Trabzonsporin përsëri në majat e futbollit turk dhe e rendit atë si emrin kryesor të preferencave të drejtuesve për sezonin e ardhshëm.
Planifikohet që Hasit t’i jepet fuqi e plotë vendimmarrjeje në merkato, për të ndërtuar një ekip i cili mund të luftojë për titullin kampion dhe jo vetëm për t’u renditur në zonën e Kupave të Europës, siç ka ndodhur në sezonet e fundit, transmeton TCH. Një ofertë e papritur është edhe ajo e Nantes. Sipas raportimeve, Lorik Cana, që aktualisht aktivizohet me këtë skuadër e që njëkohësisht është një mik i mirë i Hasit, ka qenë ai që i ka kërkuar presidentit të marrë në konsideratë emrin e trajnerit 44-vjeçar.
Waldemar Kita, president i Nantes, mendon që skuadra e tij e drejtuar nga Hasi mund të arrijë të luajë në Europë në sezonin 2017-2018, kjo edhe falë eksperiencës së trajnerit kampion të Belgjikës në kompeticionet europiane.
Përveç këtyre dy ofertave, Hasi akoma i ka dyert e hapura tek anglezët e Aston Villas. Ky klub prej kohësh ka shprehur interesim për 44-vjeçarin, i cili mund të jetë njeriu që do t’i udhëheq drejt rikthimit ne kampionatin elitar anglez, pasi siç dihet, Villa në sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë.
Mirëpo, sipas mediave belge, Hasi është duke pritur një sinjal nga Shqipëria, pasi nuk dëshiron që të refuzojë për të dytën herë kombëtaren “kuqezi”, edhe pse në vjeshtën e vitit 2011 ishte skuadra e Anderlecht ajo që këmbënguli që trajneri gjakovar të qëndronte në Bruksel.
Pesë vite më pas gjërat kanë ndryshuar dhe Anderlecht nuk mund të jetë më një pengesë, pasi duket se palët kanë rënë dakord që të vazhdojnë në rrugë të ndryshme. Në rast largimi të De Biasit, vjeshta e 2016-s mund ta gjejë Hasin në stolin e kombëtares shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ky është vendimi më i vështirë në karrierën time”, Miralem Pjanic pensionohet nga kombëtarja
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City