Kjo ndeshje do të jetë pak më ndryshe për tre futbollistë të Besës, Flamur Nezirin, Fidan Hasanin e Kastriot Rexhën, të cilët kanë luajtur për Prishtinën në të kaluarën. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 13:00.

Këta futbollistë kanë thumbuar me deklarata para ndeshjes, e ku veçohet mbrojtësi Fidan Hasani. Ditët e fundit është thënë se futbollistët e Prishtinës janë të sëmurë, ndërkohë që Hasani mbetet me shpresë se lojtarët ‘bardhekaltër’ sa më parë do të kthjellen.


“Shpresoj se do të shërohen deri para ndeshjes në mënyrë që kur të humbin, mos të gjejnë arsye se kemi qenë të sëmurë”, ka thënë të enjten për gazetën Arena, Fidan Hasani.

Ai ndër të tjera thekson se Prishtina nuk ka ‘kaçik’ që të luajë pa dy futbollistë kryesorë të saj, Mentor Zhdrellën dhe Azem Ahmetin, që njëkohësisht janë edhe miq të tij. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app