LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Draft-statuti i Asociacionit minon shtetësinë e Kosovës

Hasani: Draft-statuti i Asociacionit minon shtetësinë e Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit flet për një strukturë normative, e cila sipas tij në pjesën dërmuese minon shtetësinë e Kosovës, sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e saj.

“Ajo shihet që nga dispozitat e para ose pjesës hyrëse, preambulës që është se nuk mund të ndahet nga pjesa operative dhe nuk mund të shikohet nga pjesa operative te neni 42, neni diku i parafundit atje, që normon arbitrazhin. Nuk mund të jetë Kosova shtet sovran dhe i pavarur dhe të ketë integritet territorial. Ta kuptojë i madh edhe i vogël me Rezolutën 1244 në preambulë të një akti nënligjor as është Kushtetutë as është ligj… Nuk mund të jetë shtet sovran dhe i pavarur me një arbitrazh, i cili është miks efektivisht ndërkombëtar, i cili ndan juridiksionet …”, tha Hasani, për RTV21.


Ai tha se konfliktet dhe juridiksionet zgjidhen më së shumti nga gjykata më e lartë në vend.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të kontrollojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, duke përmendur atë të Ohrit dhe Brukselit.

‘’Gjykata Kushtetuese marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit nuk ka të drejtë me kontrollu. Asnjë marrëveshje ndërkombëtare Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë me këqyr a është në pajtim me Kushtetutën. Disa vende, si: Bullgaria e Shqipëria kanë të drejtë para se me hyrë në fuqi me i kontrollu’’, tha Hasani.

Haradinaj e quan tradhtar Kurtin: Ka ra dakord me e mohu shtetësinë Kosovës
Lexo po ashtu Haradinaj e quan tradhtar Kurtin: Ka ra dakord me e mohu shtetësinë Kosovës

Ai deklaroi se nuk ka pasur një ofertë për draftimin e një statuti të cilin “do ta kishte bërë”.

Hasani përmendi një ofertë ndërkombëtare në maj të vitit 2023, nga strukturat financuese ndërkombëtare, teksa shtoi se arsyet për të cilat nuk e ka pranuar do t’i bëjë të ditura ndonjëherë herë tjetër.

Ai tutje shtoi se oferta për një draftim të një statuti ka pasur nga Qeveritë e tjera, por jo nga Qeveria Kurti.

‘’Nuk me është thënë nga kjo Qeveri tash jo, Qeveritë tjera kur kanë kërkuar kam shprehur gatishmëri’’, tha Hasani.

Ai gjithashtu tha se në rast që Qeveria e Kosovës e kundërshton Draft statutin e propozuar nga Bashkimi Evropian nuk do ketë përplasje mes Gjykatës Kushtetuese dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

‘’Bashkësia Ndërkombëtare s’ka pse përplaset me Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese i ka standardet e veta ajo duhet me vepru sipas aktgjykimeve të vitit 2015 s’ka pse. Qeveria organet politike përplasen dhe e fusin Kosovën me shumë në telashe nëse nuk i zbatojnë zotimet që i kanë marrë”, tha Hasani./rtv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori