LAJMI I FUNDIT:

Harxhimet në ndërtimtari në Maqedoni kanë shënuar rënie

Harxhimet në ndërtimtari në Maqedoni kanë shënuar rënie
Ilustrim

Harxhimet për ndërtimtari për objekte të reja në aspekt individual janë ulur për 2.3% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), edhe harxhimet për materialin ndërtimor janë ulur për 5.5%, por harxhimet për të punësuarit janë rritur për 5.9%.


Harxhimet për ndërtimtari dhe materiale janë ulur edhe në krahasim me tremujorin e dytë, për 0.2%, respektivisht 1.3%, ndërkaq janë rritur për të punësuarit, për 2.5%./Telegrafi/