Harry Styles ndërpreu performancën në Wembley për t’i ndihmuar fanses që kishte humbur motrën në mes të turmës


Harry Styles ndërpreu koncertin e tij në Wembley pasi vuri re një fanse të shqetësuar në turmë.
Këngëtari ishte në mes të performancës së këngës “Taste” kur kuptoi se njëra prej fansave kishte nevojë për ndihmë.
Fansja me sa duket nuk po e gjente dot motrën në mesin e dhjetëra mijëra adhuruesve të artistit në stadium, të cilat kishin shkuar për turneun “Together, Together” në Londër.
@eurosumm3r he’s so sweet 🥹 #TogetherTogether #HarryStyles #Wembley ♬ original sound - eurosumm3r
Në ato momente Harry ndaloi së kënduari derisa iu drejtua asaj për ndihmë.
“Nuk po e gjen dot motrën?”, ndërsa u përpoq të sinjalizonte sigurinë për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar.
Ai shtoi: “Dukesh shumë e shqetësuar”.
Duke bërë shenjë me gishtin e madh drejt stafit të sigurisë, Harry tha: “Jeni mirë? A e keni gjetur? Është aty? Është aty. Jemi në rregull”, para se të vazhdonte koncertin.
Pas kësaj, pamjet e këtij momenti zemërgjerë nga artisti u bënë virale në rrjetet sociale, derisa në koment dikush e kishte konfirmuar që motrat u ribashkuan.













































