I harruar nga të gjithë, Dani Alves befason me postimin në Instagram

Ish-futbollisti Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari për përdhunimin e dyshuar të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit 2022.
Që atëherë, braziliani nuk kishte pasur qasje në rrjetet sociale.
Këtë të premte, ish-lojtari i Barcelonës ka habitur të gjithë ndjekësit e në Instagram, kur ka publikuar një mesazh enigmatik kushtuar vajzës së tij, Victoria Alves, përmes një storie.
“Pavarësisht se ku je, unë do të jem gjithmonë me ty”, ka shkruar braziliani, duke etiketuar profilin e vajzës së tij, i cili është privat për më shumë se 500 ndjekësit që ai ka në të.
Megjithatë, prania e tij e papritur në rrjetet sociale nuk u ndal me kaq.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































