LAJMI I FUNDIT:

Harroni korsetin, ky është trendi i shëndetshëm i modës i pëlqyer nga Bella Hadid

Harroni korsetin, ky është trendi i shëndetshëm i modës i pëlqyer nga Bella Hadid

Ju pa dyshim keni dëgjuar – dhe ka shumë të ngjarë të keni blerë korset.

Kjo estetikë e modës super e popullarizuar, e cila ka dominuar TikTokun kohët e fundit ka marr hov të shpejtë, por siç dihet nëse nuk përdoret në mënyrën e duhur, mund të shkaktoj dëme në trup.


Ndërsa pamja mbetet jashtëzakonisht e popullarizuar, ka padyshim një trend tjetër që shpejt duket se do ta tejkaloj atë të korsetit. Ngjashëm me zhytjen në kujtesë, thurja me grep është shija e fundit vizuale, e prekshme e nostalgjisë që shfaqet në veshjet në të gjithë botën.

Ne mund të jemi në shkallë të ndryshme karantine dhe izolimi shoqëror, por duket se të gjithë tani dëshirojmë komoditetin që dhurojnë rrobat me thurje grepi.

Siç ndodh shpesh me këto trende të shkuara, Bella Hadid ishte një nga të parat në bord. Përgjithmonë një kampione e kthimit mbrapa në kohë me veshje, supermodelja moderne pak kohë më parë ishte drejtuar për një pasdite në plazh me këto veshje.

Disa nga veshjet më të bukura me të cilat mund të bëheni pjesë e trendit ua sjellim më poshtë:

/Telegrafi/