Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, kanë nënshkruar Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria zvicerane ka bërë një kujdes që Kosova të avancojë në gjendjen e ujërave në tërësi.
“Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e konfederatës zvicrane kanë një marrëveshje që ka të bëjë me menaxhimin operimin me ujërat në Kosovë. Një marrëveshje që ka dhënë efekte dhe rezultate të deritashme. Sot ne nënshkruam së bashku dhe amandamentimin e kësaj marrëveshje, që paraqet një kohë shtesë, të obligimeve të përbashkëta. Me pak fjalë dëshiroj të iu them se Qeveria zviceranë, në këtë rast ambasadori, kanë bërë vërtetë një kujdes që Kosova të mund të avancojë në gjendjen e ujërave në tërësi. Në atë që ka të bëjë me ujin e pastër, për çdo familje”, tha Hradinaj.
Ndërkaq ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se që nga viti 1999, Zvicra ka kontribuuar në sektorin e shërbimeve të ujit me një investim të përgjithshëm prej rreth 70 milionë euro dhe ka zotuar po ashtu dhe 30 milionë euro të tjera për periudhën 2017-2020 me fokus menaxhimin e burimeve ujore.
“Që nga viti 1999 Zvicra ka kontribuar në sektorin e shërbimeve të ujit me një investim të përgjithshëm prej rreth 70 milion euro dhe ka zotuar po ashtu edhe 30 milion euro të tjera. Jemi të sigurte se ju e keni vendosur një sistem për administrimin e ujërave dhe ky këshill ndërministror i ujërave është shumë specifik dhe ndërlidh tri ministri në autoritetin tuaj. Ku gjërat janë të koordinuara në mënyrë transparente dhe lejon implementimin e mirë të projektit. Kemi mund të bëjmë një punë të mirë kryeministër dhe presim me padurim hapat tjerë të ardhshëm të suksesshëm”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre