LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë të jetë i informuar për situatën e fundit në Telekom

Haradinaj thotë të jetë i informuar për situatën e fundit në Telekom

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar edhe vendimin e Z-Mobile për ta dërguar te përmbaruesi Telekomin e Kosovës duke thënë se është i informuar për këtë, por ky nuk është vendim final.

Sipas Haradinajt, pala në këtë rast partneri i deritashëm e dërgon në përmbarim Valën, kjo e fundit i shfrytëzon elementet ligjore dhe është herët të japin përgjigje.


“Unë e respektoj vendimin e menaxhmentit në qëndrimin që kanë marrë dhe do ta përkrahim që ta zhvillojnë Telekomin. Vala nuk e ka mohuar asnjëherë borxhin, por ka kërkuar pagesë në mënyra të tjera. Borxhi është vështirë i shmangshëm, por nuk ndikon në bankrotimin e aktivitetit të Valës”, tha Haradinaj.

Këto deklarata i ka bërë sot gjatë një vizite në Komunën e Suharekës ku është takuar me kryetarin, Bali Muharremaj dhe ka vizituar fabrikën e këpucëve Solid”. /KP/Telegrafi/