LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se ende nuk ka dëgjuar për vendimin e Kushtetueses për pagat e kabinetit të tij

Haradinaj thotë se ende nuk ka dëgjuar për vendimin e Kushtetueses për pagat e kabinetit të tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar të ketë njohuri për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë ankesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë vendim që ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Haradinaj nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë çështje, duke thënë se ende nuk e ka dëgjuar lajmin.

“Hala nuk e kam dëgjuar lajmin, po kam dëshirë ta ruajmë porosinë për këta të rinj dhe të reja”, tha ai.

Ai këto komente i bëri me rastin e vizitës në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), ku u njoftua nga afër me punën që bëhet aty.

Haradinaj vizitoi të gjitha hapësirat e punës në ICK, derisa shprehi gatishmëri që si qeveri të mbështesin ndërmarrësit e rinj.

Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave

“Ne si Qeveri e vendit jemi të interesuar që të marrim përgjegjësit tona që këto të reja e këta të rinj, jo vetëm të jenë të suksesshëm, por ndoshta këta me qenë ata që krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë. Ne e kemi edhe Ministrinë  e Inovacionit dhe e kemi të paraparë një përkrahje për bizneset e reja, për ata që nisin, dhe është një mundësi që po ashtu me i ndihmuar në infrastrukturë. Ju e shihni, këtu është bukur e mbipopulluar hapësira dhe me siguri që e kanë të vështirë që të gjithë të gjejnë hapësirë. Duke u bazuar në këtë përvojë, mendojmë për një hapësirë më të madhe”, tha Haradinaj.

I kënaqur me ato që pa në ICK, Haradinaj tha se angazhime të tilla, inovative dhe krijuese, janë shumë të mira për Kosovën.

Ndërsa drejtori i ICK-së, Uranik Begu, e quajti lajm të mirë premtimin e kryeministrit për të ndihmuar ndërmarrësinë në vend.

Vendimi për pagat e zyrtarëve qeveritarë: Paga më e vogël 800 euro, më e larta 2,950 euro (Dokument)
Lexo po ashtu Vendimi për pagat e zyrtarëve qeveritarë: Paga më e vogël 800 euro, më e larta 2,950 euro (Dokument)

“Ndërmarrësia dhe inovacioni në vend, sot janë më të nevojshme se kurdo tjetër. Duhet futur një gjak i ri në ekonominë e vendit tonë, dhe nëse shohim edhe potencialin, por edhe aftësitë e këtyre të rinjve që pamë sot bashkë, është një mundësi e mirë. Pamë shenja pozitive, lajme të mira nga qeveria dhe po shpresoj se muajve në vijim do të kemi mundësi që t’i konkretizojmë disa veprime dhe me të vërtetë të shohim rezultate të prekshme dhe t’i japim shpresë rinisë, e cila e meriton një të ardhme më të mirë”, tha Begu.

Krejt në fund, Haradinaj la të nënkuptohet se do të shohin mundësi bashkëpunimi edhe me fusha të tjera. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori