LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon përfaqësuesit e GIZ-it gjerman: Ngritja e cilësisë në arsim, prioritet i qeverisë

Haradinaj takon përfaqësuesit e GIZ-it gjerman: Ngritja e cilësisë në arsim, prioritet i qeverisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, ndërsa me këtë rast tha se ngritja e cilësisë në arsim është prioritet i qeverisë.

Haradinaj tha se përmirësimi i sistemit të arsimit, krijimi i shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kenë një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së, janë disa nga prioritetet dhe ndihma e shtetit gjerman në adresimin e këtyre projekteve ishte dhe mbetet e domosdoshme.


“Ngritja e cilësisë së arsimit në vend është synim parësor qeverisës dhe për këtë qëllim, për këtë fushë kemi rritur buxhetin për 12 për qind. Sot në takim me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, prirë nga udhëheqësi i projektit Boris Scharlowski, me ambasadorin Christian Heldt dhe ministrin e arsimit të Kosovës, u dakorduam që së bashku t’i jetësojmë projektet e GIZ që mbështesin cilësinë në arsimin tonë, me avancimin e reformave si dhe me aplikimin e arsimimit dual, teorik dhe profesional. Përmirësimi i sistemit të arsimit, krijimi i shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i  shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së, janë disa nga prioritetet dhe ndihma e shtetit gjerman në adresimin e këtyre projekteve ishte dhe mbetet e domosdoshme”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori