LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin për takimin e Berlinit

Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin për takimin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton kryeministri në Facebook, me Heldt kanë biseduar për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.
“Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.


E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/