Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim me të dërguarin special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin, Arne Sannes Bjornstad dhe ambasadorin Norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.
Haradinaj-Stublla u shpreh se duke qenë se ambasadori Bjornstad është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit dhe raportit të ndërlikuar Kosovë – Serbi, në këtë takim u diskutua gjerë e thellë kompleksiteti i kësaj çështjeje.
“Kosova për më shumë së një dekadë, ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar në dialog, por pa epilog. Tani, Kosovës dhe Serbisë i duhet dialog me epilog, dhe kjo duhet të ndodhë në afat sa më të shkurtër – që të ndodhë njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues, dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundimisht të hyjnë në agjendën euro-integruese. Ky ishte mesazhi që përcolla sot, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të respektuar një agjendë të definuar të dialogut në aspektin kohor, nën lidershipin e SHBA-ve dhe në koordinim me BE-në, gjithnjë duke ruajtur tri parimet e panegociueshme të Kosovës: integritetin territorial, rendin Kushtetues, dhe karakterin unitar të vendit”, u shpreh ajo.
Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi Norvegjinë për përkrahjen ndaj Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis të dyja vendeve.
Shefja e diplomacisë kosovare tha se pret që Norvegjia të jetë mbështetëse e Kosovës në aspiratën për anëtarësim në NATO, për të zgjeruar diametrin e sigurisë dhe stabilitetin në rajon edhe më gjerë.
“Teksa Kosova është drejt procesit zgjedhor, bëra të ditur se nuk do të ketë asnjë vakum institucional, dhe se do të vazhdojë traditën e zgjedhjeve të lira e demokratike”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit