LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i shqetësuar për reduktimet e rrymës

Haradinaj i shqetësuar për reduktimet e rrymës

Reshjet e borës dhe ulja e temperaturave kanë rikthyer reduktimet me energji elektrike. E me reduktime janë kthyer edhe “përplasjet” mes KEK-ut dhe KEDS-it, se kush i ka fajet për mos furnizimin me energji elektrike. E mungesa e rrymës është diskutuare dhe të premten në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar me ndërprerjen e shpeshtë të energjisë elektrike, shkruan Telegrafi.


“Duhet me thënë edhe një shqetësim që është bukur me urgjencë . Ndërprerja e energjisë elektrike. Për shembull Podujeva ka gati dy ditë pa rrymë. Hiq nuk kanë rrymë , vende të caktuara, vende të tjera 6 orë, 8 orë . Duhet ministri Lluka , ministër i Zhvillimit Ekonomik duhet me hy me pa se çka është duke ndodhur . Dikush vërtetë është ka vepron gabim, në këtë gjendje, në këtë kohë kaq të ftohtë me ndërprerje kaq të gjata duhet me u gjet ku është fajtori . A është KEK a KEDSI a kush është se po bartet përgjegjësia prej njërës te tjetri “, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Ai kërkoi nga ministri i Zhvillimit Ekonomik që të sqarohet arsyeja e ndërprerjes së energjisë me theks të veçantë në Podujevë. /Telegrafi/