LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Serbia po kërcënon Kosovën në kohën kur kemi një qeveri të shkarkuar dhe një president të dobët në detyrë

Haradinaj: Serbia po kërcënon Kosovën në kohën kur kemi një qeveri të shkarkuar dhe një president të dobët në detyrë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar udhëheqësit e tanishëm të vendit, duke theksuar se vendi ka nevojë për një president të fortë.

Haradinaj ka thënë se Serbia po ndihet e fortë kur Kosova ka një qeveri të shkarkuar dhe një president sipas tij, të dobët në detyrë, transmeton Telegrafi.


“Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë. Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kreu i AAK-së, ka lavdëruar punën e tij sa ishte kryeministër, teksa ka thënë se kur ai të bëhet president FSK-në do ta bëjë pjesë të NATO-s.

“Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, këtë ushtri dhe Kosovën pretendoj t’i bëj pjesë të NATO-s. Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigjja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit”, vijon reagimi I tij.

Theksojmë se Haradinaj tash e një kohë ka shprehur haptazi ambicien e tij për postin e presidentit, teksa ka thënë se si AAK nuk do të kenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi që duan postin e presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori