LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qershori i lirisë, motivim që të punojmë sa më shumë për shtetin

Haradinaj: Qershori i lirisë, motivim që të punojmë sa më shumë për shtetin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot të rënët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj.

Ai tha se ata ishin luftëtarët më të zot që ka njohur gjatë përpjekjeve për liri.


“Ata ishin luftëtarët më të zot që njoha gjatë përpjekjeve tona për liri e çlirim! Nga Burimi që priu kreshnikët e pamposhtur në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë, u ndamë para njëzetedy viteve. Kujtuam sot po ashtu, rënien heroike të Jeton Dedushaj, sypatremburit nga Malësia e Madhe dhe Enver Dobraj nga Carrabregu, me pushkën e të cilit u shënuan shumë aksione e beteja të UÇK-së”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj sot me rasitn e përvjetorit të të rënëve me 5, 6 dhe 7 qershor të vitit 1999, vizitoi edhe familjet e Heronjve Malaj e Mustafaj, e gjithashtu kujtoi edhe bashkëluftëtarin Zeqir Nimonaj që u nda nga jeta dy vjet më parë.

“Vdekja i ndoqi pas në çdo hap, por ata gjetën përjetësinë, në vigjilje të çlirimit të vendit dhe fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtuam me mall, bashkëluftëtarin tonë, Zeqir Nimonaj, njeri i dashur dhe shpirtmadh, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta. Shumë kujtime, shumë dhembje e edhe më shumë krenari, në Qershorin e Lirisë, motivim që të punojmë sa më shumë për Atdheun dhe Shtetin. E lavdia e përjetshme ju takon Dëshmorëve!”, shkroi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori