Kryetari i AAK-së, njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK në këto zgjedhje hynë me një përfaqësim të ekuilibruar të politikanëve të mirë e me përvojë, ekspertëve, profesionistëve, nga grupmosha të ndryshme, shumë prej të cilëve sfidohen për herë të parë në garën zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur emrat e shtatë kandidatëve për deputetë që janë në listën e AAK-së e që vijnë nga Podujeva, Gjakova, Vushtria e Vitia.
Postimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hyn në këto zgjedhje me një përfaqësim të ekuilibruar të politikanëve të mirë e me përvojë, ekspertëve, profesionistëve, nga grupmosha të ndryshme, shumë prej të cilëve sfidohen për herë të parë në garën zgjedhore.
Nga Podujeva në listën e AAK-së do të jenë dy personalitete shumë të nderuara. Baki Feta, është ndërmarrës i suksesshëm në rajonin e Llapit e Gollakut. Vjen nga një familje me traditë kombëtare dhe patriotike dhe ishte luftëtar i UÇK-së në Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Gjithashtu pjesë e listës së AAK-së do të jetë edhe një ndër ekonomistët e parë në Llap. Xhafer Arifaj njihet si njeri i thjeshtë por guximtar, që kontriboi shumë për rininë studentore gjatë tërë jetës së tij.
Një tjetër personalitet, që do të jetë pjesë e listës së AAK-së është Rifat Sylejmani. Luftëtar i dalluar i UÇK-së, oficer karriere, ai luajti rol të rëndësishëm në TMK dhe FSK. I urojmë suksese në politikë.
Nga Gjakova, pjesë e listës do të jenë edhe Florentina Gjergjaj e Gresa Pozhegu. Florentina Gjergjaj ka përfunduar Master në Menaxhment dhe Informatikë. Ka përvojë pune mbi dhjetë vjeçare në arsim dhe aftësim profesional. Ajo fitoi besimin e qytetarëve në Gjakovë për anëtare të Kuvendit të Komunës në zgjedhjet e fundit komunale, si femra më e votuar.
Gresa Pozhegu është juriste e diplomuar dhe është në përfundim të Masterit në juridik – penal. Aleanca mbështet politikat që sa më shumë të rinj të jenë pjesë e vendimmarrjes, andaj propozimi i saj nga organizata rinore e Aleancës ishte i mirëpritur nga të gjithë ne.
Floriana Leku Sadiku vjen nga Vushtrria. Me profesion është ekonomiste dhe rrjedh nga një familje intelektuale mitrovicase. Ka përvojë pune në shumë projekte që kanë të bëjnë me ekonominë, zhvillimin e mekanizmave financiarë e të tjera.
Listën e Aleancës, e ka pasuruar edhe një njeri me përvojë të çmuar politike. Samet Dalipi ka qenë kryetar i Komunës së Vitisë dhe ka kryer detyra të tjera në institucione të larta shtetërore. Sameti është doktor shkencave politike dhe ka vazhduar studime postdiplomike në kryeqytetin e SHBA-vë, në Universitetin Fullbright. Njëkohësisht ai është edhe ligjërues universiteti.
Energjia pozitive, përgatitja shkollore, përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre për të përkrahur dhe mbështetur proceset në fuqizimin e shtetit janë mbresëlënëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën