LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Popullit sot i duhet përmasa e vendosmërisë së heroit, si e Adem Demaçit

Haradinaj: Popullit sot i duhet përmasa e vendosmërisë së heroit, si e Adem Demaçit

“Para një viti, Kosova u nda nga njeriu i saj, që shkriu plot 28 vjet të jetës së tij duke e menduar lirinë. Ademi ishte mendimtar. 10 mijë ditë prapa hekurave nuk i konsideroi të humbura, por ditë pune për Kosovën. Burgu për idealistin Adem Demaçi ishte vendi i tij i punës”.

Kështu tha kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e shtatores së veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi.


Fillimisht, kryeministri në dorëheqje, Haradinaj bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi, me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta.

Haradinaj, me rastin e vënies së gurthemelit për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit tha se, sot një vit bota u nda nga njeriu që guxoi të krijojë liri për popullin e tij të robëruar.

“Pa fjalën e tij, që rrezatonte shpresë, njerëzit vështirë do të rreshtoheshin me lëvizjen e rezistencës dhe liria e Kosovës do të ishte vetëm ëndërr”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj, duke shtuar se atij iu ndalua fjala, duke luftuar një jetë për lirinë e saj.

Ramush Haradinaj, më tutje në fjalën e tij para të pranishmëve tha se, “veprimtarit të shquar Adem Demaçi iu shkelën të gjitha të drejtat, por ai kurrë nuk u ndal, duke krijuar drejtësi për të tjerët, baca Adem ishte frymëzuesi”.

“Para një viti, Kosova u nda nga njeriu i saj, që shkriu plot 28 vjet të jetës së tij duke e menduar lirinë. Ademi ishte mendimtar. 10 mijë ditë prapa hekurave nuk i konsideroi të humbura, por ditë pune për Kosovën. Burgu për idealistin Adem Demaçi ishte vendi i tij i punës”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj, duke shtuar se baca Adem për popullin e tij ishte shenjtor, që tregon rrugët se kah duhet t’i bie për të mbërri në liri dhe askush si ai nuk ka dhënë shpresë e besim për të gjallët se liria është e mundshme dhe për të krijuar duhet të guxosh.

Haradinaj, tha se baca Adem do të rikthehet në Prishtinë i gdhendur në bronz, për t’ua rrëfyer brezave historinë e sakrificës dhe të për të mbajtur gjallë shpirtin tonë çlirimtar.

Më tutje, Haradinaj  tha se popullit të tij, që i është bashkuar popujve të lirë sot, i duhet përmasa e vendosmërisë së heroit si Adem Demaçi, për të gjetur forcën brenda vetes, për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional.

Në emër të familjes, djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, falënderoi Kryeministrin dhe të gjithë bashkëveprimtarët për nderimin që po i bëjnë Adem Demaçit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori