0Shares

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me krerët e shtetit, duke thënë se temë e diskutimit ka qenë platforma e dialogut që ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit.

Kreu i qeverisë ka theksuar se nëse i japin përkrahje platformës, atëherë do të jenë unik të gjithë, ndërsa i ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e kësaj platforme.

Ndërsa, sa i përket taksës ndaj mallrave serbe, Haradinaj u tregua i qartë, duke theksuar se nuk ka ndryshim dhe se ajo do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë, duke thënë se ai nuk ka marrë ndonjë informatë zyrtare.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës në kompaninë e prodhimeve nga druri “Gacaferi” në qytetin e Pejës. /KP/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)