LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas publikimit të koeficientit të Ligjit për Paga: Qeveria i vuri vulë mashtrimit

Haradinaj pas publikimit të koeficientit të Ligjit për Paga: Qeveria i vuri vulë mashtrimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me publikimin e koeficientit të Ligjit për Pagat.

Reklama

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot qeveria i vuri vulë mashtrimit.

Sipas tij, fshehja e deritashme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim.

“Përndryshe, sot qeveria i vuri vulë mashtrimit. Fshehja e deritashme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim. E ata janë shumë! Krejt ky veprim i qeverisë, në mënyrë që të sabotojë mundësinë për sfidimin dhe shfrytëzimin e proceseve dhe mekanizmave ligjorë kundër këtij ligji i cili  nëpunësit dhe profesionistët shtetërorë i trajton si ‘armiqësorë’, i anatemon”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu ai ka shkruar se Ligji sipas këtij koeficienti ka krijuar terren për keqkuptime ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese.

“Kishte për qëllim t’i fusë në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë. Ligji sipas këtij koeficienti ka krijuar terren për keqkuptime ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese. Kjo qasje është fyese! Ky koeficient është alarmues dhe mashtrues”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Ekonomi
Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Jehona Hulaj
Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House
Zgjedhja e një anëtari të Bordit të OSHP-së, këta janë dy kandidatët që pritet të zgjidhen nga Kuvendi

Zgjedhja e një anëtari të Bordit të OSHP-së, këta janë dy kandidatët që pritet të zgjidhen nga Kuvendi

Ekonomi
Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

Vitaland
Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Ekonomi
Kalo në kategori