LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve të nivelit të lartë në Qeverinë Kurti

Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve të nivelit të lartë në Qeverinë Kurti

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve të nivelit të lartë në Qeverinë Kurti.

Haradinaj pa përmendur rast specifik se për çfarë bëhet fjalë, tha se posedojnë dokumente të cilat do t’ia ofrojnë Prokurorisë në ditët në vazhdim.


Madje ai përmendi edhe informacione tjera lidhur me publikimin e fundit të përgjigmeve në ministrinë e Rozeta Hajdarit për çka thotë se në këtë rast janë të implikuar edhe emra tjerë zyrtarësh, transemton Gazeta10.

“Edhe ne në kohë do t’i marrim materialet e do të ja ofrojmë Prokurorisë. Do të jeni dëshmitarë që në ditët në vijim do të ketë arrestime edhe në nivelin e lartë në ekzekutiv, siç patë zyrtarë të lartë në Mitrovicë, drejtorin e KEK-ut, afera e Berishajt dhe e Rozeta Hajdarit. Për çka unë kam informacione, që janë më shumë se pesë zyrtarë të lartë të implikuar, disa janë edhe zv/ministra të cilët janë me aktakuzë të gatshëm, e që pritet momenti i zbatimit.” – tha Haradinaj në Info10.

“S’ka në Kosovë njerëz të paprekshëm. Të gjithë duhet me ditë që sot janë në pushtet, nesër s’janë. Të gjithë do të përballen me drejtësinë, sidomos ata që janë të inplikuar me krimë e korrupsion. Dhe s’do të heqim dorë, njësoj si kanë bërë këta (VV)” – tha tutje ai.

Po ashtu theksoi se pavarësisht vërejtjeve ndaj Klan Kosovës, Haradinaj tha se institucionet do të duhej të kenë kujdes, e të mos përsëritet historia e Z-Mobile e cila përfundoi në Arbitrazh dhe si dëmshpërblim Kosova i dha rreth 30 milionë euro kësaj kompanie për shkak të ndërprejes së kontratës.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori