LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ofron mbështetje të plotë për komunën e Klinës

Haradinaj ofron mbështetje të plotë për komunën e Klinës

“Klina është një vend i respektuar, pasuri e vlerave tona kombëtare, e trashëgimisë, tolerancës, që është për t’u çmuar dhe unë si kryetar i Qeverisë, ndjej obligim që Qeveria të jetë afër jush”, kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që bëri në Komunën e Klinës, ku u prit nga Kryetari i kësaj Komune, Zenun Elezaj me bashkëpunëtorë.

“Qëllimi i ardhjes sime, është që Qeveria dhe Komuna, të mund të jemi më të saktë në veprimet që i ndërmarrim mes vete. Shumë veprime qeverisëse janë kryekëput kompetenca të Komunës, por që shumë të tjera tejkalojnë këtë kapacitet”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se saktësia e veprimit në mes të dy niveleve, fiton në kohë, në kualitet, duke arritë më shpejt qytetarët përmes projekteve të parapara.

I shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryeministri Haradinaj tha se me kryetarin Elezaj ka biseduar për temat që i preokupojnë qytetarët e komunës siç është uji i pijes, ujërat e zeza, infrastrukturën e cila duhet të trajtohet me kujdes. “Është edhe miniera e Boksitit e cila nëse aktivizohet është resurs që hap vende të punës dhe ndikon në zhvillimin ekonomik”, tha Haradinaj.

Në këtë takim u bisedua edhe për sektorin e bujqësisë, shëndetësinë, arsimin, për dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës të cilat do të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik, zonë industriale dhe për fusha të tjera me rëndësi për Komunën e Klinës.

Kryeministri Haradinaj tha se një pjesë e projekteve janë në kapacitet të komunës, por ka edhe projekte që e tejkalojnë këtë kapacitet.

“U zotuam se disa projekte infrastrukturore, memorandume që janë arritur me komunën do të zbatohen në projeksionet e ardhshme buxhetore”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj tha se kanë marrë përkrahjen e plotë për çështjet kryesore që e preokupojnë Klinën siç është furnizimi me ujë të pijes, trajtimin e ujërave të zeza, infrastrukturën dhe probleme tjera. ” Do të kemi përkrahje të plotë nga Qeveria e Kosovës andaj e falënderojmë Kryeministrin për ardhjen në vizitë dhe për mbështetjen që na ka dhënë për proceset që do të vazhdojnë në të ardhmen”, tha kryetari Elezaj.

Nw kuadwr tw vizitws nw Klinw, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim edhe me drejtorët e drejtorive dhe asamblistët komunal.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Klinës, Fadil Gashi pasi falënderoi kryeministrin për vizitë adresojë dy kërkesa për të cilat tha se janë jetike dhe të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Klinës. ” Ne po kërkojmë autoritetin tuaj të drejtpërdrejtë të ndërhyni tek secili faktor relevant ndërkombëtar që çështja e të pagjeturve të zgjidhet përfundimisht”, tha kryesuesi Gashi. Kërkesë tjetër që ai adresoi tek kryeministri ishte implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga kryetari i Komunës së Klinës me ministra të kabinetet qeveritar.

Kryeministri Haradinaj tha se bashkëndjen me qytetarët e komunës, me dhimbjet e tyre për rrugën deri në liri dhe me kërkesën e tyre për të pagjeturit.

Vizita në Klinë po zhvillohet në kuadër të vizitave që kryeministri Haradinaj po u bënë komunave të Kosovës për t’u njohur nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen komunat në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori