eksperti ad

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka demantuar lajmin e plasuar në disa media se, kinse sonte, ai bashkë me presidentin Thaçi kanë udhëtuar urgjentisht për Tiranë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë”.


“Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregullt”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/