Një delegacion i AAK-së, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka takuar mërgimtarët në Wttingen, Aargau të Zvicrës.
E presin në këmbë duke e duartrokitur. Po vjen kryetari i AAK-së, subjekt opozitar në Kosovë, Ramush Haradinaj.
Organizatorët, dega e kësaj partie në Zvicër kishte rezervuar një sallë në Wetingen në Aargau për të mbledhur simpatizantët.
Para se të tregojë për qëllimin e vizitës së tij në Zvicër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka folur bashkëkombësve për të mirat që i ka bëre shteti helvetik për shqiptarët e Kosovës duke vlerësuar lartë raportet shqiptaro-zvicerane, raporton albinfo.ch.
“Zvicra si vend i zhvilluar iu ka mundësuar shumë shqiptarëve të bëjnë jetën këtu duke iu ka ndihmuar njëjtën kohë që të bëjnë jetën edhe në Kosovë edhe familjarët e tyre. Është një vend që kemi bërë bukë dhe duhet t’i respektoni këto raporte me zviceranët. Fal kësaj gjendje edhe mundësisë për qenë këtu arrihet për të ndihmuar lirinë dhe luftën në kohën më të vështirë, sa mundi e puna është bërë nga ana juaj. Shqiptarët në shumë etapa kanë arrit me siguru jetën e vet duke ndihmuar edhe familjarët e tyre në trojet e veta”, tha në fillim të fjalimit të tij në Wetingen, Ramush Haradinaj. Zvicra sipas tij është vendi i parë që në mënyrë kredibile ka njohur shtetin e Kosovës.
Çështja e Kosovës nuk është e zgjidhur për liderin opozitar, Ramush Haradinaj. Vendi, sipas tij, ka shumë telashe.
“Kishim pas dëshirë të jetë punë e kryer, por nuk është. I kemi dy telashe të mëdha, njëra se si qeveriset vendi deri tani, me një logjikë të gabuar. Është një qeverisje sikur në kohën e kooperativave nëse humb kooperativa nuk ka shumë dert. Jemi vend me shumë kërkesa, me një popullatë të re dhe me një qeveri që gati është në status quo dhe që nuk krijon vlera të reja. Logjika e qeverisjes ka kuptim të humbjes me anë të korrupsionit. Ne e kemi detyrim të ndërrojmë qeverisjen në vendin tonë, duke sjellë një logjikë krijuese me vlera të reja, arsim, kulturë, politikë të jashtme, etj“, ka treguar për sfidën e parë lideri opozitar, Ramush Haradinaj, që sipas tij, me konceptin e politik të AAK-së, janë duke u angazhuar ta ndryshojë këtë gjendje në vend.
Sfidë tjetër ka thënë të jetë përzierja e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.
“Kosova është çliruar në vitin 1999, por nuk është punë e kryer. Në veri të vendit kemi ndërhyrje të vazhdueshme të Serbisë. Influenca dhe roli i Serbisë duhet të ndalet në Kosovë ngase është pengesë për rrugën evropiane të Kosovës, për pajtimin ndëretnik në Kosovë. Këto që po i bën Serbia në Kosovë janë antievropiane“, thotë Haradinaj..
Me këto pengesa gjithmonë sipas Haradinajt po përballemi si kategori e dorës së dytë.
Më gjatë është përqendruar në çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është bërë mollë sherri të përplasjes së opozitës me pushtetin në Kosovë.
“Demarkacioni, është me rëndësi të zgjidhet problemi. Vetëm le ta kthejnë tokën tonë nderin tonë.. Nuk janë pak hektarë pro mbi 12 mijë. Bëhet fjalë për territor sa ka Prishtina me Obiliq e Fushë Kosovë. Nuk duhet të lejohet një vend të vjen mbi Pejë me kufi. A e din çka do të thotë kjo.“, është përgjigjur në pyetjen në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, Ramush Haradinaj, që ishte bërë edhe sherr që partia e tij të bojkotojë Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa sa i përket kontributit të bashkatdhetarëve në Kosovë, Haradinaj ka thënë se nuk ka taksë as fond më të vlefshëm se ajo që keni bërë për vendin e tyre.
“Nuk ka shtëpi në Kosovë që nuk iu ka pa hajrin. Nuk ka dasmë, fejesë, pronë, studime, për të cilat ju keni kontribuar për familjet tuaja. Është më shumë se një taksë. Dhe Kosova nuk ka nevojë të ju trajtojë si „bankomat“. Kosova ka nevojë për diçka tjetër. Për të krijuar kushte që ju të veproni në Kosovë, kështu thotë politika ekonomike e qendrës së djathtë, të cilën e përfaqësoj unë“, tha Haradinaj në këtë takim me bashkatdhetarët..
Është pyetur edhe për çështjen e pensioneve të kosovarëve në Zvicër, demarkacionin me Serbinë dhe çështjen e Luginës së Preshevës.
Në fund lideri i AAK-së ka thënë se zgjedhjet do të mbahen pa përmendur kohën.
Në fund ai ka kërkuar mbështetjen e komunitetit shqiptar në Zvicër rreth “vizionit dhe angazhimit të AAK, për ndryshim”, siç e ka quajtur Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTakimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”: Publikohen disa pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky gjatë luftës në Ukrainë
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, por legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë