Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së Veteranit, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë krenarë dhe kanë histori e cila siç u shpreh i bindur ai, i dallon nga të tjerët.
Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Haradinaj veçoi se edhe Dita e Veteranit është një ditë që na bën krenarë, sepse bëhet fjalë për përpjekjen e pushtuesve që t’i masnin forcat, të testojnë veten në raport me shqiptarët.
“Të dashur bashkëluftëtarë e veteranë, kurrë mos lejoni që askush t’ua qes në pikëpyetje krenarinë e as të drejtën tuaj, sepse këtë të drejtë nuk e ka askush. Kemi qenë atëherë në të drejtën tonë kur i kemi dalë zot vendit e popullit e lirisë tonë, jemi sot dhe kemi për të qenë përjetë e mot. E unë kam dëshirë që jeta ime, jeta e luftëtarit të jetë gjithmonë e këtillë që askush të mos ketë mundësinë ta ligë luftëtarin e lirisë ose t’ ia mohojë të drejtat që i takojnë me Ligj e Kushtetutë në Kosovë”, tha ai
“Në Drenicë por edhe kudo që kanë jetuar shqiptarët, pushtuesi nuk ka mundur ta turpërojë e dorëzojë shqiptarin. Rëndësia e 28 vjetëve më herët është se po në këtë ditë janë mbrojtur politikat e gjykimet e njerëzve se si do të mbyllet fati i Kosovës. Atë ditë është ditur se do të vije edhe marsi i ’98-ës. Luftëtari shqiptar e ka pasur të vështirë, sepse në Ballkan ka qenë i vetëm dhe i rrethuar me fqinj lakmitarë të cilët e kanë pasur qëllim rritjen e tyre mbi tokën, mbi të drejtat, mbi mallin e shqiptarit”, u shpreh Haradinaj.
Duke folur për të kaluarën, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se në tokën tonë, atdheun tonë, të tjerët i kanë rritur ushtritë e veta, i kanë ushqyer dhe i kanë furnizuar me të korrat tona për të pasur ushtri të forta dhe fuqi që të na mbajnë të pushtuar.
“Por ata që kujtojnë se nuk jemi të fortë e jemi ligë, ata nuk na njohin dhe nuk e dinë kush jemi. Kundër të gjitha rrjedhave që na kanë ndodhur ne sot i kemi dy shtete, Shqipërinë e Kosovën dhe e kemi ushtrinë shqiptare në Ballkan, atë të Kosovës, ushtrinë tonë e cila po rritet”, përfundoi fjalën e tij kryeministri në detyrë Haradinaj i cili i uroi të gjithë veteranët për Vitin e Ri 2020.
Nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës