LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës

Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, ngjarje këto të vlerësuara si kthesë e madhe historike.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto ngjarje i artikuluan qartë kërkesat e shqiptarëve për liri e bashkim.


“Etja e shqiptarëve për liri e bashkim, u shpërfaq dhe u artikulua shumë qartë, nga mijëra njerëz të mbledhur anekënd vendit, në prillin e vitit 1981, vitin e kthesës së madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur emrat e lajmëtarëve të lirisë e të cilët janë skalitur në kujtesën historike.

“Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Rizah Matoshi, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Ruzhdi Hyseni, Sherif Frangu, Salih Zeka dhe Nesimi Dervishdana, janë emrat e skalitur në kujtesën historike si lajmëtarë të lirisë, e cila erdhi tetëmbëdhjetë vite pas rënies së tyre”, është shprehur ai.

Haradinaj ka theksuar se porosia kryesore e asaj revolte ishte e qartë.  “Sot dyzet vite më pas, kujtojmë porosinë kryesore të revoltës së prillit: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori