LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ka orientuar ekonominë kah aleatët e saj

Haradinaj: Kosova ka orientuar ekonominë kah aleatët e saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënën se Kosova ka orientuar ekonominë kah aleatët e saj.

Haradinaj pas takimit me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Kosova mirëpret investimet nga ky vend.


Shkrimi i plotë i Haradinajt

Kosova ka orientuar ekonominë kah aleatët e saj të përhershëm dhe mirëpret investimet nga Britania e Madhe. Për avancimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe për promovimin e Kosovës si adresë e duhur për të investuar, sot në një takim përmbajtjesor bashkëbiseduam me delegacionin e Britanisë së Madhe, përbërë nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Vickers dhe John Grogan, shoqëruar nga ndërmarrës të rinj nga diaspora jonë.

Në kuadër të takimit, shpreha mirënjohjen e thellë për qëndrimin e zëshëm dhe të qartë të Mbretërisë së Bashkuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. /Telegrafi/