LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova duhet ta lehtësojë rregullativen për investime në energjetikë

Haradinaj: Kosova duhet ta lehtësojë rregullativen për investime në energjetikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet ta lehtësojë rregullativen për të tërhequr investime të huaja në sektorin e energjisë.

Haradinaj këto komente i ka bërë pas takimit koordinues me BERZH, KOSTT dhe ZRRE.


“Takim koordinues me BERZH, KOSTT dhe ZRRE për ta analizuar lehtësimin e procedurave për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Kosova duhet të lehtësojë rregullativen për të tërhequr investime të huaja dhe për qasje në kredi, si dhe të forcojë rolin e BERZH-it në përkrahjen e investimeve të mëdha në këtë sektor”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.

Investitori i parë strategjik do të investoj 169 milionë euro
Lexo po ashtu Investitori i parë strategjik do të investoj 169 milionë euro

Në takimin e parë të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike është prezantuar kompania e parë për investime strategjike. Sipas prezantimit, kompania do të investoj në sektorin e energjisë alternative në vlerë prej 169 milionë euro.

Kosova gjatë tremujorit të katërt 2018 ka importuar 347.6 GWh energji elektrike
Lexo po ashtu Kosova gjatë tremujorit të katërt 2018 ka importuar 347.6 GWh energji elektrike

Sipas raportit të fundit mbi bilancin energjetikë, Kosova gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 ka importuar 347.6 GWh energji elektrike. /Telegrafi/