LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Komuniteti Egjiptian, është pjesë e jona, e vendit tonë

Haradinaj: Komuniteti Egjiptian, është pjesë e jona, e vendit tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 24 Qershorit e shpallur nga Qeveria e Kosovës si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në Republikën e Kosovës e cila po mbahet në kuadër të Javës së Egjiptianëve

Haradinaj fillimisht zhvilloi një takim me përfaqësuesit e këtij komuniteti të cilët i falënderoi për gjithë kontributin që kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset.


Ndërkaq, në pritjen për nder të këtij komuniteti, pasi falënderoi të gjithë për prezencën, kryeministri Haradinaj tha se ndihet i nderuar që në Kosovë tani ka një datë ligjore të shpallur nga Qeveria e Kosovës duke iu uruar këtij komuniteti këtë datë të tyre Memoriale.

“Komuniteti egjiptian, është pjesë e jetës tonë, e vendit tonë, dhe me të drejtë e gëzon edhe datën e tyre. Vërtet kemi arritur disa suksese sa i përket komunitetit egjiptian në Kosovë. Në kabinetin tim qeverisës kemi dy këshilltarë, njëri është i përhershëm politik, tjetri është për tema të dialogut dhe tema të të drejtave të komuniteteve. Kemi dy zëvendësministra, por nuk mjafton”, tha Haradinaj duke theksuar se kemi një gjendje të vështirë në punësim me shpresën se do ta përmirësojnë bashkërisht.

Ndër tjerash kryeministri Haradinaj tha se po ashtu ka vështirësi në çështjen e zgjidhjes së të drejtës së banimit edhe të detaje të tjera, por theksoi se jemi të gjithë bashkë.

Sipas kryeministrit Haradinaj, ajo që është Kosova sot, është krijuar bashkërisht, deri në liri, falë kontributit të këtij komuniteti atëkohë.

“Paqen dhe shtetësinë e demokracinë po e krijojmë bashkë. Jemi partnerë të koalicionit qeverisës”, përfundoi kryeministri Haradinaj.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jaan Braathu, tha se legjislacioni dhe Kushtetuta e Kosovës parashohin më të mirën për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe shtoi se duhet punuar së bashku në mënyrë që ta zbatohet ajo, edhe pse siç tha ai është bërë përparim viteve të fundit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e Kosovës për shpalljen e Ditës Memoriale të Egjiptianëve, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë dhe i lumtur që në historinë e komunitetit egjiptian, pikërisht në periudhën e tij si politikan dhe përfaqësues i këtij komuniteti po ndodhin gjëra të bukura të cilat vërtet komunitetit egjiptian në Ballkan i kanë munguar.

“Komuniteti egjiptian ka nevojë akoma për afërsi institucionale, i duhet dora e shtetit, i duhet dora e mundësisë që të mbijetoj dje të qëndrojë vetëm në kuptimin që komuniteti egjiptian është i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja”, tha deputeti Berisha.

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Rubin Zemon, shprehu kënaqësinë që sot ishte i pranishëm në një moment të cilin ai e quajti historik për komunitetin egjiptian në Kosovë, duke theksuar se Kosova është lider në rajon në respektimin e komuniteteve dhe integrimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori