LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Këtë vit do të fillohet me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Haradinaj: Këtë vit do të fillohet me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Këtë vit do të fillohet me autostradën më të madhe në Kosovë, atë Pejë-Prizren dhe se Dukagjini nuk ka qenë kurrë më i përkrahur sesa tash me projektet nacionale, kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve te shtatorja dhe kulla e atdhetarit Haxhi Zeka, me rastin e shënimit të 120 vjetorit të Lidhjes së Pejës.

Kryeministri Haradinaj tha se sot janë dy data, fillimi i punimeve të Kuvendit të Lidhjes së Pejës, që ka zgjatur deri më 28 janar dhe ka nxjerrë në atë kohë dy dokumente të rëndësishme, me të cilat është definuar e drejta e shqiptarëve.


“Lidhja e Pejës, të cilës i ka prirë Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zekë Byberi, edhe pse nuk ka arritur ta kryej misionin e vet, ka dërguar një porosi të shqiptarët, për të drejtën e shqiptarëve në atë kohë. E drejta jonë në atë kohë ka qenë e rrezikuar nga fqinjët, por kontributi i Lidhjes së Pejës, e njohur edhe si Besëlidhja e Pejës, sepse njëri dokument është vetë besa e dhënë mes prijësve shqiptarë, të të gjitha trojeve, jo vetëm të vilajetit të Kosovës, na mban edhe neve sot dhe falë asaj lidhje, falë angazhimit të atëhershëm mund të themi se e kemi Pejën sot, e kemi Kosovën”, tha Haradinaj.

Lekaj: Buxheti për infrastrukturë 312 milionë euro, Bechtel & Enka mund të gjobitet për vonesat në autostradë (Video)
Lexo po ashtu Lekaj: Buxheti për infrastrukturë 312 milionë euro, Bechtel & Enka mund të gjobitet për vonesat në autostradë (Video)

Po ashtu, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në intervistë për Telegrafin, ka treguar se këtë vit do të fillohen punimet në këtë autostradë.

“Në vjeshtën e hershme do të filloj Autostrada e Dukagjinit. Aktualisht janë duke u përpiluar projektet, jemi në konsultim me qytetarët dhe kryetarët e komunave që të mos kemi probleme. Jemi në rrugë të mbarë që brenda tre viteve i tërë territori i Kosovës do të përfundon qarkorja e autostradave”, kishte thënë Lekaj. /Telegrafi/