Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e listave të veteranëve të luftës.
Haradinaj ka pyetur se çka ka bërë Qeveria që t’i pastrojë listat e veteranëve që 2 vjet, përderisa ka shtuar Qeveria po i dënon veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave.
“Kjo që bani zonja Kusari ishte e ulët, ishte mjaft e ulët. Tani, të flasësh për listat e fryera, çka ka ba Qeveria që me i pastru listat që është që 2 vjet? Këta po e përdorin çështjen e fyerjes së listës, vetëm si arsye që mos me i përfshi veteranët. Nëse është halli te lista, urdhëro, përfshiji në pagë, s’po të ndalim, pastroji ti listat, por pse po i vonon të vërtetët, pse po i dënon të vërtetët? Se ata thojnë që veteranët e vërtetë meritojnë më shumë, por duhet pastru listat. Po ti i mbyte veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave”.
“Kurrë s’po e bën pastrimin dhe kurrë s’po i nderon veteranët e vërtetë. Nëse vërtetë ke respekt për veteranë, ja p.sh unë jam një veteran i vërtetë. Kush është Albin Kurti ose Mimoza Kusari me më tregu mua kush është veteran”, ka thënë Haradinaj në Respublika në Tëvë 1.
Haradinaj i ka quajtur idiotë ata që flasin për fryrje të listave të veteranëve.
Nuk ka fshat [të rajonit të Dukagjinit] që nuk është mobilizuar. I kanë thirrur kushërinjtë e vet prej Evrope, kanë ardhë në Tropojë e nëpër Shqipëri kanë ble armë njerëzit me pare të veta. Raushiqi, Isniqi, Juniku, krejt Dukagjini, kanë qenë dhjetëra mijëra njerëz. Kur ndodhin ofenzivat e përballjet e mëdha, ikin civilët, ikën popullata, çrregullohen njësitë, dëmtohen, vrahen e plagohen njerëz, por në momentin e parë i ke pasë plot njësi. Edhe çohen njerëz thonë pastrojini listat. Kush po flet kështu, më falni këta njerëz janë idiotë. Këta nuk kanë ndjenja, nuk kanë kurrgjë të njeriut. Nuk po të ndalë askush tërë jetën pastro lista, por nderoji njëherë këta që iu takon”, ka deklaruar Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksident në Tiranë, 35-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana
Tre persona, janë nën hetim në Shkup dyshohen për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City