LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jemi partner me ndërmarrësit e diasporës që punojnë për zhvillimin Kosovës

Haradinaj: Jemi partner me ndërmarrësit e diasporës që punojnë për zhvillimin Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pasur një takim pune me kryetarin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing.

Haradinaj me anë të një shkrimi në Facebook, tha se kanë biseduar për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë.


“Prita në takim kryetarin e unionit të bizneseve të diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa, dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing, me të cilët biseduam për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë. Falënderues për sipërmarrësit e diasporës që po punojnë bashkë për një zhvillim dinamik të Kosovës dhe në këtë drejtim Qeverinë do ta kenë partner të përhershëm”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/