LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Inkurajues partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit

Haradinaj: Inkurajues partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është inkurajues fakti se partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit ka rezultuar të jetë i suksesshëm.

Haradinaj i cili sot ka vizituar kompaninë “Frutex”, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ky bashkëpunim ka hapur një mundësi të shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“Këtë fundjavë pashë nga afër intensifikimin e veprimtarisë prodhuese në kompaninë “Frutex“ në Suharekë, e cila i ka 160 të punësuar dhe është një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me pronarin e kësaj ndërmarrjeje të suksesshme, Shaqir Palushin, për parametrat e rritjes së prodhimit dhe u njoftova për mundësitë e zgjerimit të kësaj kompanie, që tashmë eksporton në më shumë se 20 vende të botës. Inkurajues fakti se partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit ka rezultuar të jetë i suksesshëm dhe ka hapur një mundësi të shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/