LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Hungaria mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Haradinaj: Hungaria mbështetëse e fuqishme e Kosovës

“Hungaria është një prej vendeve të para që ka njohur Republikën e Kosovës, dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është tradicional dhe historik”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Szijarto.

Haradinaj e ka njoftuar ministrin Szijarto për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, zhvillimin ekonomik, agjendën e reformave evropiane, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, tranzicionin e FSK-së në ushtri, dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfundojë me njohje reciproke dhe ligjërisht obliguese për të dy vendet.


“Kosova dhe populli i saj është mirënjohëse për përkrahjen dhe kontributin e Hungarisë në shtetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, tha Haradinaj, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në fusha konkrete të rëndësishme për vendin.

Më tej, kryeministri ka kërkuar nga shteti hungarez mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, çështjen e liberalizimit të vizave dhe çështje tjera me rëndësi për rrugën eurotlantike të Kosovës.

Në këtë takim, po ashtu është biseduar edhe për fuqizimin e partneriteti ekonomik, me theks në fushën e investimeve dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit.

Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti i Hungarisë, Peter Szijarto, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se Hungaria do të vazhdoj të jetë mbështetëse e Kosovës në agjendën e saj eurointegruese dhe në çështje tjera të interesit të përbashkët.

Kryeministri Haradinaj e nderoi ministrin Szijarto me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori