LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: FSK, emblemë e dinjitetit dhe krenarisë sonë

Haradinaj: FSK, emblemë e dinjitetit dhe krenarisë sonë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ditën e FSK-së, ka thënë se rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

“Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të shtetit të Kosovës.

Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshnmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!”. /Telegrafi/