LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Drejtësia franceze ka rrëshqitur nën ndikimin e Beogradit

Haradinaj: Drejtësia franceze ka rrëshqitur nën ndikimin e Beogradit

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se drejtësia franceze ka rrëshqitur nga ndikimi i Beogradit në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Daut Haradinaj që është vëllai i Ramush Haradinajt, duke thënë këtë, i ka bërë thirrje shtetit të Francës që të mos rrëshqas edhe më shumë në ndikimin e Serbisë.


“Nuk është e tepërt me përsërit se drejtësia franceze ka rrëshqitur nga ndikimi i Beogradit, ka shumë element që ne kemi dyshimet tona”, ka thënë Daut Haradinaj në “Zona B” në Klan Kosova.

“Ne besojmë shumë se Beogradi po insiston edhe për shkak të zgjedhjeve atje, por edhe për shkak të lëvizjeve shumë të shpejta në Kosovë, si Demarkacioni dhe Asociacioni. Nuk dua të futem në konspiracion, por kjo është tema kryesore, është një presion që të ndërrohet qasja”.

Ai pohon se ndalimi i të vëllait është kryekëput politik, pasi që Franca ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe po vazhdon të implementojë urdhrat e Beogradit.

“Ramush Haradinaj është peng politik, e para që të kryhen zgjedhjet në Serbi, ashtu si edhe disa të tjera në Kosovë, e para Demarkacioni”, ka thënë ai më tutje.

“Historia e Demarkacionit shpresoj se do të përfundojë.  Në politikë lejohen deri diku edhe gabimet që kanë mundur të bëjnë deputetët e AAK-së, ne nuk kemi tendencë ta sulmojmë Francën”.

“Ne po i themi Francës mos rrëshqit nën ndikimin e Serbisë”, rithekson Daut Haradinaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori