LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Diskriminimi gjinor fillon nga qeveria

Haradinaj: Diskriminimi gjinor fillon nga qeveria

Aleanca e Gruas së Kosovës ka shënuar përvjetorin e themelimit, ku morën pjesë aktivistë të kësaj partie, të prirë nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarja e AGK-së, Magbule Shkodra. Haradinaj vuri theks te mos-përfaqësimi i gruas në poste qeveritare.

Shkodra ka falënderuar të gjitha zonjat që në këtë rrugëtim 16 vjeçar, gjatë të cilit ishin gjithmonë gatshme të japin kontributin për fuqizimin e gruas përbrenda AAK-së dhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare, transmeton Koha.net.


Në këtë ceremoni zonjat e AGK-se i përshëndeti edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili duke i falënderuar zonjat për angazhimin e tyre, ndër të tjera theksoi se, gratë vazhdojnë të mbesin të margjinalizuara në të gjitha sferat e shoqërisë.

“Diskriminimi gjinor fillon nga vetë qeveria me mos përfaqësim në postet udhëheqëse dhe vazhdon në institucionet tjera të Republikës se Kosovës. Vetëm kur gruaja të ketë vendin e saj meritor dhe të jetë e përfshirë në vendimmarrje kjo shoqëri do te prosperoj në një shoqëri të mirëfilltë demokratike”, ka thënë Haradinaj.