LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Bizneset pejane janë brend për tërë Kosovën

Haradinaj: Bizneset pejane janë brend për tërë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në disa biznese të suksesshme të Pejës të ka thënë se këto ndërmarrje janë brend për tërë Kosovën.

Haradinaj ka thënë se përkrahja e Qeverisë për bizneset do të jetë e vazhdueshme.


“I kemi vizituar disa kompani që vërtet janë brend jo vetëm për Pejën, për Dukagjinin por besoj edhe për Kosovën dhe për më shumë. Sot kemi vizituar kompaninë ‘Dukagjini’, kemi pasur nderin ta vizitojmë kompaninë ‘Ukaj’, kompaninë ‘Buçuku’, ‘Birra Peja’ që është një brend i njohur. E kemi vizituar korporatën ‘Devolli’ që shumica e veprimtarisë së kësaj korporate është prodhuese dhe plotë kompani që janë për respekt”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj viziton bizneset në Pejë: Synim i përbashkët është që prodhimet “Made in Kosova” të jenë prezente në tregjet botërore
Lexo po ashtu Haradinaj viziton bizneset në Pejë: Synim i përbashkët është që prodhimet “Made in Kosova” të jenë prezente në tregjet botërore

Ai tha se produktet “Made in Kosova” duhet të janë prezent përtej vendit.

Kryeministri Haradinaj viziton Devolli Corporation (Foto)
Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj viziton Devolli Corporation (Foto)

“Në secilën veprimtari ekonomike, ne ende kemi bilanc negativ të eksportit. Në tregun tonë ka ende hapësirë, që të punojmë bashkë, të shohim si mund të mbërrijmë në tregun më të lirë sa që është Kosova. Produkti ‘Made in Kosova’, duhet ta zë vendin në Kosovë edhe më tutje. Si mundet që qytetari të kërkojë produktin ‘Made in Kosova’. Jemi këtu t’iu dëgjojmë”, tha ai.

Haradinaj: Këtë vit do të fillohet me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit
Lexo po ashtu Haradinaj: Këtë vit do të fillohet me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Haradinaj shtoi se ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit do ta ndihmojë këtë anë.

“Lidhur me Autostradën e Dukagjinit, punimet do të fillojmë në maj të këtij viti dhe është një projekt që do ta ndihmojë këtë anë. Është financim i BERZH-it, ka ende procedura dhe është ndihmesë e kësaj ane. Autostrada e Dukagjinit është fazën e dëgjimit publik. Kush vepron në Kosovë kemi me iu dëgjuar, politikat dhe procedurat do të janë ndihmesë për ata”, shtoi Haradinaj. /Telegrafi/