LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj viziton bizneset në Pejë: Synim i përbashkët është që prodhimet “Made in Kosova” të jenë prezente në tregjet botërore

Haradinaj viziton bizneset në Pejë: Synim i përbashkët është që prodhimet “Made in Kosova” të jenë prezente në tregjet botërore

Kryeministri Ramush Haradinaj të mërkurën ka vizituar disa biznese të suksesshëm në qytetin e Pejës të cilat punësojnë një numër të madh të personave. Ato me prodhimet e tyre kontribuojnë edhe në zhvillimin e ekonomik të vendit.

Kryeministri Ramush Haradinaj fillimisht ka vizituar kompaninë Birra Peja, ku nga afër është njoftuar me punën e saj.
Ai tha se përkrahja e Qeverisë për prodhuesit e mëdhenj, do të jetë e vazhdueshme.


“Birra Peja është brend gjysmëshekullor i Kosovës. Në një vizitë pune në këtë kompani u njoha për së afërmi me kapacitetet prodhuese, si dhe me parametrat e saj në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Vendosmëria për ta avancuar shijen dhe kualitetin e saj është për admirim. Sot, falë kësaj pune kemi një produkt që ruan traditën familjare dhe vendit i sjellë miliona të hyra dhe rreth njëmijë të punësuar e të kontraktuar. Viti i Ekonomisë nisi për së mbari, me fillimin e projektit madhor të pavarësimit energjetik të vendit, si hyrje në etapën e një revolucioni të rritjes ekonomike. Përkrahja e Qeverisë për prodhuesit e mëdhenj, si Birra Peja, do të jetë e vazhdueshme në krijimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për zhvillimin dhe plasimin e produkteve të tyre”, ka shkruar Haradinaj pas vizitës në Birra Peja.

Kryeministri ka vizituar edhe korporatën Devolli ku ka thënë se kjo kompani është storie suksesi për Kosovën.

“Tani e gati dy dekada konsumatorët i japin besimin produkteve të Korporatës Devolli, rezultat i traditës familjare, cilësisë, përvojave më të mira dhe teknologjisë më të avancuar. Veprimtaria e gjerë e kësaj kompanie, me rreth dy mijë të punësuar, mbi 20 mijë bashkëpunëtorë fermerë dhe mbi 25 milionë kontribute tatimore, është storie suksesi për Kosovën, që ka fitu besimin edhe të tregjeve më të mëdha ndërkombëtare. Synim të përbashkët kemi që prodhimet “Made In Kosova” të jenë prezente në të gjitha tregjet e botës. Si Qeveri do të jemi afër sipërmarrësve, që ta mbështesim zgjerimin e veprimtarisë së tyre prodhuese, si katalizator për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë”, tha kryeminsiti Hradinaj.

Po ashtu ai me bashkëpunëtorë ka fizituar edhe kompaninë ëpr përpunimin e mishit “Buquku”.

“Nuk ka rast më të mirë të inkurajohen prodhuesit vendor, që të vazhdojnë më ngulm të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar dhe konsumatorët që në tryezë të kenë sa më shumë produkte vendore, se sa nga kompania e përpunimit të mishit ‘Buquku’”, ka thënë kryeministri pas vizitës në Kompaninë “Buquku”.

Në Pejë funksionon edhe kompania Ukaj e cila merret me përpunimin e drurit.

/Telegrafi/