LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Askush i PDK-së nuk është kundër rritjes së pagës minimale

Haradinaj: Askush i PDK-së nuk është kundër rritjes së pagës minimale

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë të enjten ka thënë se as kush nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk është kundër rritjes së pagës minimale.

Sipas tij, nëse merret për bazë propozimi i tij, paga minimale duhet të ndërlidhet me koeficient, në mënyrë që rrija e pagave në sektorin publikë, do ta rriste pagën minimale edhe për sektorin privat.

Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç
Lexo po ashtu Haradinaj: Paga minimale prej 239 euro për të punësuarit nën 35 vjeç

“Paka minimale kam propozuar të lidhet në koeficient është sepse nëse ka rritje të pagave atëherë koeficienti 1 që është 239 euro, do të sigurojë një trend të rritjes së pagave. Nuk ndodhë ma veç rritja e pagave në sektorin privat, por me rritjen e pagave në sektorin publik, do të rritej edhe koeficienti, e më ketë edhe paga minimale. Do të ishte rritja më reale, më e mirë besoj se do të arrijmë një dakordim”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se PDK, nuk është kundër rritjes së pagës minimale por kërkojnë një analizë më të thukët për efektet e saj nëse vendoset të rritet, shkruan Telegrafi.

“Është rregulluar çështja në sektorin publik me dinjitet. Mirëpo ka mbet pa e u rregulluar gjendja në sektorin priva. Askush i PDK-së nuk është kundër rritjes së pagës minimale por ata kërkojnë një analizë dhe një kalkulim, si dhe efektet e tjera që ndodhin nga kjo rritje”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndryshe, paga minimale në vend është 130 euro për personat deri në 35 vjeç dhe 170 euro për personat mbi 35 vjeç, paga minimale nuk është ndryshuar që nga vitit 2011 edhe pse kishte pasur propozime që ajo të bëhet 250 euro. /Telegrafi/