Hapni frigoriferin dhe hidhni këto ushqime menjëherë! Qe sa është afati i përdorimit të tyre
Është shumë e rëndësishme që të shikojmë datën e magazinimit dhe që me kohë të lirohemi nga artikujt të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit, pa marrë parasysh datën e shënuar në ambalazh
Kujdes të veçantë duhet patjetër t’i kushtojmë posaçërisht artikujve të paketuar, të cilët i kemi hapur dhe pastaj i kemi vendosur në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë.
Në të vërtetë, ushqimin e ngrirë mund ta ruani pa u brengosur në frigorifer me ngrirje të thellë sado që të doni, mirëpo për shkak të qëndrimit për një periudhë të gjatë ai mund të ndryshojë tërësisht shijen.
Nga ana tjetër, në frigorifer më shumë kujdes kërkojnë produktet e mishit dhe të qumështit, ndërsa për produktet në kavanoza qelqi mund të jemi relativisht të relaksuar, shkruan gorila.hr, përcjell Telegrafi.
Kohëzgjatja e mbajtjes së artikujve në frigorifer:
∙ Supa, më së shumti 3 deri 4 ditë në frigorifer, apo 2 deri në 3 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i zier i lopës nga 3 deri në 4 ditë në frigorifer, apo nga 2 deri në 3 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë.
∙ Mishi i zier i pulës nga 3 deri në 4 ditë në frigorifer, ose më së shumti 4 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i papërpunuar i qengjit nga 3 deri në 5 ditë në frigorifer, ose më së shumti 6 deri në 9 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i papërpunuar i pulës më së shumti 2 ditë në frigorifer, ose 9 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i pjekur i derrit më së shumti 5 ditë në frigorifer, ose 4 deri në 6 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë.
Kohëzgjatja e ruajtjes së artikujve në frigorifer me ngrirje të thellë:
∙ Buka dhe ëmbëlsirat për një më së shumti prej 3 muaj
∙ Proshutë e gatuar nga 1 deri në 2 muaj
∙ Gjalpi nga 6 në 9 muaj
∙ Feta mishi të papërpunuara nga 4 në 6 muaj.
∙ Biftek i papërpunuar nga 6 deri në 12 muaj
∙ Akullore deri në 2 muaj
∙ Butakët për më së shumti 6 muaj
∙ Pemët nga 6 në 9 muaj
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre