Në lagjen Pejton sot është bërë hapja e qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit, e cila është bërë nga Komuna e Prishtinës.
Me rastin e përurimit të qendrës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se do të vazhdojnë të hapin edhe qendra të tilla për të moshuarit.
“Kjo është qendra e tretë e qëndrimit ditor për të moshuarit ku mund të vijnë të kalojnë kohën këtu në një ambient të këndshëm me kafe, çaj, shah. Siç i kemi hapur një në Tophane, një tek restaurant Rugova, kjo është e treta dhe vazhdojmë të hapim edhe tutje të katërtën ndoshta pastaj edhe të pestën për vitin e ardhshëm. Që të jetë në cdo lagje mundësi për pensionistët të kalojnë kohë jashtë shtëpive të tyre me shoqëri dhe natyrisht pa pasur presion me pagua ndonjë kafe apo në kafiteri”, tha ai.
Ahmeti tha se këto qendra janë shumë të nevojshme pasi ofrojnë një hapësirë komode ku të moshuarit mund të kalojnë kohën e lirë.
Përveç këtyre qendrave, ai ka paralajmëruar se do të shikojnë mundësinë për të krijuar edhe qendra rinore.
“Nga vizitat që i kemi bërë në Tophane, në restaurant Rugova tregon se ka tepër nevojë, atje i kemi edhe dy kuzhina statike ku në mbrëmje mund të shërbejmë ushqim të nxehtë falas për të gjithë ata që kanë nevojë. Do të shohin edhe në të ardhmen që të zgjerojmë edhe në pjesë të tjera. Tash po e shohim që ka nevojë edhe për qendra rinore, pra ku rinia të kalojë kohë, qoftë të ushtrojnë bendet e ndryshme, qoftë të merren me muzikë, qoftë debate. Pra, ka nevojë për hapësira të tilla”, tha Ahmeti, raporton KP.
Hapjes së kësaj qendre më së shumti i janë gëzuar pensionistët. Basri Biqku thotë se kjo qendër është shumë e mirë për ata pasi kanë se ku të kalojnë kohën e lirë.
“Po i bënë disa punë të mira dhe kjo shumë e mirë është për neve, sidomos për neve pensionistët shumë mirë është…është mirë me dal me kalua kohën, shah po, çaj pa pare”, tha ai.
Qendra e qëndrimit ditor për të moshuar që është përuruar sot është e treta që është bërë nga Komuna e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare