LAJMI I FUNDIT:

Hapet qendër e re ditore për persona të moshuar në Saraj

Hapet qendër e re ditore për persona të moshuar në Saraj

Qendra e re ditore për persona të moshuar të Kryqit të Kuq e qytetit të Shkupit do të hapet në shkollën fillore ‘Dituria’ në Saraj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është qendra e tretë ditore në kuadër të aktiviteteve të servisit social ‘Qendra ditore për persona të moshuar dhe qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake’. Përmes saj 150 persona të moshuar dhe të pamundur vizitohen në kushte të shtëpisë nga ana e 12 vullnetarëve dhe pesë infermierve të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.


I tërë projekti është i mbështetur nga qyteti i Shkupit, fondacioni Dauti, EVN Maqedoni dhe Kryqi i Kuq i Austrisë. /Telegrafi/