LAJMI I FUNDIT:

Hapet pjesërisht Dogana e Kapshticës, lejohet të hyjnë në Shqipëri vetëm këmbësorët

Hapet pjesërisht Dogana e Kapshticës, lejohet të hyjnë në Shqipëri vetëm këmbësorët

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar se Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, nuk do të lejojnë hyrjen dhe daljen nga dogana e Kapshticës me autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve.

Sipas autoriteteve, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash.


Ndërsa autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Ndërkohë hyrja në Greqi vijon të jetë e bllokuar. /TCH/